fbpx

Digjet një veturë në Gllamnik të Podujevës, dyshohet se një person humbi jetën brenda

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në Gllamnik të Podujevës.

Një veturë e tipit Golf 7 është djegur atje.

Dyshohet se brenda kësaj veture ka vdekur edhe një person.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi.

“Po, është e vërtetë. Dyshohet se brenda veturës ka eshtra të njeriut. Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, tha Gashi.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek ky rast.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]