Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dikur deklaronte se e urrente/ Ja reagimi i papritur i Donald Trump për fejesën e Taylor Swift

nga Revista Kosovarja

Taylor Swift dhe Travis Kelce “vodhën” vëmendjen e të gjithëve pasditen e djeshme, kur njoftuan në rrjetet sociale se ishin fejuar. Çifti i njohur i showbiz postoi fotot nga propozimi, dhe unaza që Swift mbante në gisht, duke ngjallur reagime nga fansat por dhe shumë personazhe të njohur.

Mbi artikull

Por një reagim për këtë ngjarje, e pati dhe jo më pak e jo më shumë se vetë presidenti amerikan Donald Trump. Ai u pyet për lajmin gjatë një mbledhjeje të kabinetit dhe nuk nguroi të përgjigjej.

“Epo, u uroj shumë dashuri. Mendoj se ai është një lojtar i shkëlqyer, mendoj se është një djalë i shkëlqyer dhe mendoj se ajo është një person i mrekullueshëm. Kështu që u uroj shumë fat.”- tha Trump.

Reagimi i Trump ngjalli çudi tek shumë njerëz, që ishin mësuar me sulmet e presidentit ndaj këngëtares, që nisën pasi kjo e fundit doli hapur në mbështetje të Kamela Harris, gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit presidenciale.

Moneytizer Paragrafi 4

“E URREJ TAYLOR SWIFT!”- ishte postimi i Trump që nisi një “luftë” mes tij dhe fansave të knëgëtares.

Trump kishte postuar gjithashtu imazhe të inteligjencës artificiale që sugjeronin se Swift e kishte mbështetur atë, duke treguar qartë se ai lakmonte mbështetjen e saj.

Në qershor të vitit 2024, ai komentoi mbi paraqitjen e Swift në librin e titulluar “Apprentice In Wonderland: How Donald Trump And Mark Burnett Take America Through The Looking Glass”, duke e quajtur atë “jashtëzakonisht të bukur” dhe duke vënë në dyshim nëse ajo ishte “ligjërisht liberale”.

Më herët këtë muaj, Trump mori kohë për të ndarë mendimet e tij rreth polemikës Sydney Sweeney / American Eagle dhe vendosi ta kritikonte ashpër Swift , duke e përshkruar atë në postimin e tij në Truth Social si “jo më tërheqëse”.

Ai shkroi: “Shikojeni këngëtaren e grupit Woke, Taylor Swift. Që kur e lajmërova botën se çfarë po bënte ajo duke thënë të VËRTETËN se nuk mund ta duroj (E URREJ!). Ajo u fishkëllye nga Super Bowl, NUK ËSHTË MË tërheqëse.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]