fbpx

Dikur ishte viktimë e bullizmit, sot ajo është Miss Anglia 2022

nga Revista Kosovarja

Një studente e cila u ngacmua në shkollë për flokët e saj të kuq dhe lëkurën e bardhë, është bërë flokëkuqja e parë që fiton kurorën e Miss Anglisë.

Jessica, 26 vjeç, vodhi çmimin nga kthetrat e 30 mbretëreshave të tjera të bukurisë në eventin e shkëlqyeshëm, i cili u zhvillua në Birmingham këtë javë.

Studentja e inxhinierisë së hapësirës ajrore tani do të vazhdojë të konkurrojë për Anglinë në titujt Miss World. “Gjatë gjithë shkollës së mesme më ngacmonin se isha flokëkuqe”, tha ajo.

“Nuk e përmenda shumë në konkursin e vitit të kaluar pasi besoj shumë në lënien e negativitetit në të kaluarën, por duke qenë se nuk ka pasur kurrë një Miss Anglia flokëkuqe, mendoj se është e rëndësishme të edukohen njerëzit për atë që përballen fëmijët flokëkuqë në shkollë. Fuqizoni fëmijët që po kalojnë të njëjtat gjëra që kam kaluar unë.”

26-vjeçarja ka treguar se i kanë bërtitur, goditur, pështyrë dhe i kanë hedhur gjëra në kokë. Por Xhesika ishte më e fortë se të gjitha këto gjëra të vogla dhe ajo nuk u dorëzua. Sot ajo është në maksimumin e saj, pasi ka nënshkruar kontratë me disa agjenci kur ka mbushur 18 vjeç dhe ka ecur në pasarelat ndërkombëtare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]