fbpx

Dikur kunata, si është sot raporti mes Borës dhe Jonidës, pas ndarjes nga dy vëllezërit!

nga Revista Kosovarja

Bora Zemani dhe Jonida Maliqi dikur morën epitetin “kunata” pasi ishin lidhur me vëllezërit binjak, Romeo dhe Donald Veshaj.

Vajzat shiheshin shpesh bashkë dhe dukej qartë se gëzonin raporte të shkëlqyera me njëra-tjetrën.

Por sot pasi të dyja i kanë dhënë fund lidhjeve dhe nuk i lidh më asgjë çfarë raporte kanë?!

Këtë e mësuam pasi Bora lansoi biznesin e saj dhe ndër të parat që e uroi ishte Jonida.

“Urime dhe suksese”, i ka shkruar Jonida, koment të cilit moderatorja i është përgjigjur me shumë dashuri duke treguar se marrëdhëniet mes tyre janë super të mira dhe pas ndarjes nga binjakët.

Gjatë kohës sa ishin “një familje” vajzat shoqërinë e tyre e zgjeruan edhe duke bashkëpunuar në një projekt të modës ku Bora ishte prezantuese ndërsa Jonida anëtare e jurisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]