fbpx

Dikur Sabriu e mbante Ermalin, e tash Ermali Sabriun

nga Revista Kosovarja

Ermal Fejzullahu ka ndarë dy imazhe me një kuptim të veçantë.

Nuk është e rrallë që këngëtari kosovar pjesë të postimeve ta bëjë edhe babain e tij Sabriun, nga i cili edhe trashëgoi vokalin e artë, shkruan “Kosovarja”.

Fotot e fundit që ka postuar flasin për një dashuri të pastër, ashtu sicc dinë ta dhurojnë vetëm prindërit ndaj fëmijës e anasjelltas.

Në imazhin e parë shihet tek sa Sabriu dikur mbante Ermalin e vogël në krahë, kurse në imazhin e dytë shihet Ermali duke mbajtur babain e tij.

Ermali na tregoi edhe njëherë sa i rëndësishëm është babai i tij, ndryshe legjenda e muzikës së mirëfilltë shqipe./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]