Xheneta Fetahu në vitin e kaluar mori pjesë në spektaklin e njohur në Top Channel, “She’s on top”.
Megjithatë, ajo u përjashtua nga ky format për shkak të një përleshjeje me një konkurrente tjetër.
Pamjet asokohe u bënë virale dhe u shpërndanë me të madhe në rrjete sociale, duke u dënuar ashpër për këtë veprim.
E tani u kumtua lajmi se ish-banorja e Big Brother VIP Kosova do të jetë në rolin e opinionistes në të njëjtin program.
“Zyrtare! Xheneta Fetahu opinioniste e “She’s On Top Club”! Dikur ish-konkurrente, Xheneta premton “show” dhe opinione mjaft pikante”, thuhet në postim.
Deri tani, Xheneta ka qenë pjesë e programit “E diell”, ku ka dhënë mendimet e saj mbi çështje të ndryshme.
Që nga BBVK, ishte një nga emrat më të përfolur në media, edhe për historinë me Gjestin.