fbpx

Diola Dosti nga pushimet thur vargjet me të bukura për partnerin

nga Revista Kosovarja

Pas dy muajsh lidhje, Diola Dosti dhe partneri i saj, biznesmeni nga Kosova, Erolld Belegu po shijojnë pushime në një ndër resortet më luksoze në Bali, në Bulgari Resort, ku çmimet për një natë arrijnë në më shumë se 1 mijë euro.

Me të mbërritur në destinacion, çifti ka ndarë mjaft foto e video.

“Të mbështjellë në një ambient shumëngjyrësh dhe në perëndim, ne jemi të humbur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Të rrethuar nga eleganca, megjithatë është e qeshura jonë ajo që mbush vërtet ajrin. Një mbrëmje perfekte ku koha ndalon. Momente luksoze”, shkruan Diola Dosti në fotot krah partnerit të saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]