fbpx

Diplomatja gjermane optimiste: Liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndodhë në fund të vitit

nga Revista Kosovarja

E ngarkuara e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Susanne Schwtz shprehet optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo ka thënë se tani që ka mbështetje edhe Franca për këtë proces, shpreson që deri në fund të vitit të liberalizohen vizat.

“Po, më 13 tetor, në Bruksel, do të ketë një takim të grupit të punës së vizave. Jemi shumë të lumtur që Komisioni do të paraqesë një përditësim teknik të raportit të tij lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë herë ne llogarisim mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare. Gjermania është shumë mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo është thënë madje edhe në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë sonë. Shohim që tani ka mbështetje edhe nga vende si Franca, kështu që shpresojmë që aty nga fundi i vitit të gjitha shtetet anëtare të BE do të japin dritën e gjelbër politike për të shkuar përpara me liberalizimin e vizave dhe do të jetë një çështje e zbatimit praktik në terren. Ne dëshirojmë të shohim që ky premtim që dha BE para vitesh të plotësohet tani për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ajo për DW.

Më 13 tetor grupi punues për vizat në Këshill do të ketë në rend dite – për herë të parë – temën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]