fbpx

Disa individë a janë analistë apo banalistë?

nga Revista Kosovarja

Debatet televizive në televizionet e Kosovës janë bërë monotone, neveritëse, shkruan “Kosovarja”.

Cilindo kanal televiziv që ta shikojmë, në emisionet që bisedohet me analistë, e që te ne janë bërë shumë, të kapë njëfarë sikleti, ku secili e mendon veten më të aftë, më të dijshëm, më të përsosur…

Nëse e përcjellim emisionin “Pressing”, për shembull, janë kryesisht analistë që u takojnë partive politike. Tashmë dihen në detaje se kush çka përfaqëson dhe kush kah anon…

Për shembull, Valon Syla anon kah PDK-ja, Isuf Thaçi e Sadri Ramabaja kah VV-ja, Donika Kada-Bujupi kah AAK-ja. Prof. Latifi shpesh shihet si kritikues real, edhe pse i takon orientimit të PDK-së.

Sidoqoftë, ata nuk janë të gjithëdijshëm: edhe për politikë, edhe për ekonomi, edhe për siguri, edhe për procese globale, edhe për megaprojekte, e të tjera.

Për tema të ndryshme në debate duhet të ftohen ekspertë të caktuar të secilës temë, e jo të njëjtit analistë të diskutojnë e elaburojnë për gjithsecilin problem, siç po ndodh në emisionet tona televizive!

Andaj, pa hyrë në hollësi të mëtejme dhe pa dashur të jemi mësues të asnjërit televizion, është mirë që televizionet tona t’i shmangin debatuesit e njëjtë, duke u thirr në analistë të paanshëm, sepse kjo tashmë është banalizuar shumë.

Konkretisht, kur flitet për zgjedhje, është mirë të merren ekspertë të fushës që reflektojnë paanshmëri.

Sepse, te ne nuk kemi analistë – njohës të të gjitha fushave…

Bie fjala, ka kritere profesionale për të qenë analistë. E, jo analistë të jetë edhe ai që kurrë as nuk ka shkruar, as nuk kanë punuar në media, as në jetën e tij profesionale për çka debaton e diskuton, jep këshilla kështu e ashtu e të tjera të ngjashme…
Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]