fbpx

Disa këshilla si ta përballoni ankthin kur mësoni se jeni shtatzënë

nga Revista Kosovarja

Sapo mësoni se jeni shtatzënë asnjëherë nuk mund t’i shpëtoni ankthit të fillimit që lidhet me shumë arsye.

Ndryshimit të hormoneve, rritjes së përgjegjësisë, stili i prindërimit që do keni etj.

Këto janë disa këshilla se si mund të veproni gjatë shtatzënisë tuaj.

Dëgjoni rrahjet e zemrës së bebit

Në momentin që do dëgjoni rrahjet e zemrës së bebit, mes jush do të ketë një lidhje të fortë shpirtërore saqë me padurim do të prisni momentin kur ta merrni në krah. Kjo do ju ndihmojë që mendja nga ankthi të largohet.

Gjeni një vend të sigurt ku të shprehni ndjesitë tuaja

Jo të gjithë mund të lumturohen për pritjen tuaj të ëmbël, kjo në varësi të situatave. Ndaj këshillohet të gjeni një ambient të sigurt ku ju mendoni se e keni të garantuar mbështetjen e tyre, si në rastin e familjes. Këshillat dhe sugjerimet e tyre do jua bëjnë më të lehtë shtatzëninë.

Është e lejueshme të krijoni kufijtë tuaj

Nënat në pritje kanë një mori emocionesh intensive dhe ndoshta shumë këshilla apo sugjerime do ta çorodiste mendjen e tuaj. Ndaj kur e ndjeni të nevojshme për të qëndruar në qetësi mos keni siklet ta kërkoni këtë gjë nga njerëzit që ju rrethojnë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]