fbpx

Disa lagje të Prishtinës kanë mbetur sot pa rrymë për disa orë, reagon KESCO

nga Revista Kosovarja

Banorët e disa lagjeve të Prishtinës të hënën kanë mbetur pa rrymë për disa orë.

Kompania KESCO ka thënë se një prishje në nënstacionin Prishtina 2 ka bërë që disa dalje të jenë jashtë funksionit dhe një numër i caktuar i konsumatorëve në kryeqytet të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Sipas KESCO-s, pas intervenimit të menjëhershëm të ekipeve të KEDS-it, të gjitha daljet u rikthyen në funksion, kështu edhe furnizimi me rrymë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]