fbpx

Disa nga fjalët e fundit që mbretëresha Elizabeth ka thënë vlejnë për të gjithë

nga Revista Kosovarja

Dukesha e York-ut, Sarah Ferguson, e cila më parë ishte e martuar me djalin e mbretëreshës, Princin Andrew, ka thënë fjalët e fundit që i ka thënë mbretëresha Elizabeth.

Dukesha e Jorkut (e cila njihet gjerësisht si Fergie) tha:

“Është gjëja e fundit që mbretëresha më tha: “Thjesht bëhu vetvetja, Sarah”, tha Fergie, 63.

“Ajo e kuptonte kur unë nuk isha vetëvetja dhe mërzitej. Por tani jam vetvetja dhe jam shumë me fat që mund të jem vetvetja.” shtoi Dukesha e Jorkut.

Fergie tha më parë se ndihej e “çliruar” pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth në një intervistë për Good Morning America.

“Nuk e di nëse është ndarja nga jeta e Mbretëreshës që më bën të mendoj se tani mund të them hapur atë që dua të them pa u shqetësuar se do të ofendoj dikë,” tha ajo. “Unë jam vërtet Sarah autentike tani.”

Këshilla që Sarah ka marrë nga mbretëresha vlen për çdo njeri!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]