fbpx

Disa njerëz i ngjajnë motit të Prishtinës, të habisin me ndryshimin e tyre…

nga Revista Kosovarja

…miq, urojmë të jeni mirë dhe të mbarë e paçi këtë të diel. Më pëlqen urimi, të cilin e kam dëgjuar qysh moti nga të moçmit tanë, që luteshin: “O Zot, të lutem, t’ma afrosh mirësinë e ditës së sotme dhe të mirat pas saj, mua dhe njerëzve që më duan dhe i dua!”.

Në Kosovë, në Prishtinë ky mot paksa i çuditëm, sa ftohtë, sa pak ngrohtë, sa pak rreze, sa më shumë i vrënjët.
E, disa njerëz i ngjajnë motit, të habisin me ndryshimin e tyre.
Siç thuhet, kur u duhesh edhe në terr të gjejnë.
Kur nuk u duhesh as në dritë nuk të njohin.

Në këtë botë njerëzit nuk e flasin atë që e ndjejnë dhe nuk e ndjejnë atë që e thonë.

Mirë ka thënë ai që ka thënë: “Mos u mërzit nëse të tjerët flasin keq për ty, sepse edhe qentë lehin në personin që nuk e njohin!”.
Personi nuk vlerësohet nga vendi që zë në jetën tënde, por edhe nga zbrazësia që lë ai kur ikë prej teje…

Mos e duaj dikë që premton çdo gjë dhe nuk të jep asgjë. Duaje dikë që nuk premton asgjë, por mundohet të jap çdo gjë.

Të ecësh vetëm nuk është vështirë. Por, të ecësh me kilometra, të bësh rrugë të gjatë me dikë e të kthehesh pastaj vetëm, kjo është më e vështira.

Megjithëse, asnjë rrugë nuk është e gjatë, nëse në fund të saj e di që të pret diçka, të pret dikush që të do me shpirt, me zemër…
E mirë thënia: “Jam aq i zënë duke e dashur veten, sa nuk kam kohë t’i urrej të tjerët”.
Jeta gjithmonë të jep një mundësi të dytë. Ajo quhet e nesërmja. Për sot kaq.

Kaloni këndshëm duke lexuar “Kosovaren

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]