“Disoni Restaurant” është oaza shqiptare në zemër të Zvicres. Ky restaurant shërben shqip, kuq e zi, me zemër.
“Disoni Restaurant”, është histori suksesi, pasi shpejtë ka arritur të shndërrohet në pikë-takimin e shumë njerëzve, tashmë klient të rregullt, të cilët shkojnë aty për dhjetra arsye të forta.
Restauranti ka pronar shqiptar, frymon shqip, ani pse pret e përcjell mysafir të shumë nacionaliteteve, që mbesin të habitur nga arkitektura, dizajni, arredimi dhe mbi të gjitha mikëpritja dhe shija unike e gatimeve të lloj-llojshme.
Po, kjo është pika e fortë e “Disoni Restaurant”, që po tërheq si me magnet klientët për shkak të gatimeve tradicionale shqiptare me shije 100 % origjinale dhe servim autentik e të pa parë më herët në Zvicër.
Mërgimtarët tashmë e kanë një adresë që përmbush kërkesat e tyre të kulinarisë dhe jo vetëm, pasi tek “Disoni” gjejnë edhe ambientin e këndshëm, të bukur, modern dhe të ngrohtë.
Restauranti është hapur shtatorin e vitit të kaluar, punon me kapacitete njëqind për qind, gjithashtu bënë edhe organizimin e ahengjeve të ndryshme, ndërkohë që menuja përmban ushqime tradicionale shqiptare dhe përgjjthësisht është “steak house”.
“Disoni Restaurant”, vizitohet edhe nga të famshmit dhe disa prej tyre që kanë provuar ushqimet e mrekullueshme janë Mozzik, Ledri Vula, Getinjo, etj.
Arsyet për ta vizituar janë të paunëmrta, apo jo?
View this post on Instagram
Disoni Restaurant
Talstrasse 31 Freienbach, Sewitzerland