19
Xhudistja pejane, Distria Krasniqi, ka shkëlqyer sot në Kampionatin Botëror të Xhudos që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë, duke siguruar finalen dhe njëkohësisht medaljen e argjendtë.
Në gjysmëfinale, Distria tregoi dominim të plotë ndaj spanjolles Ariane Toro Soler, duke e mposhtur bindshëm pasi kjo e fundit u detyrua të bëjë tri gabime radhazi.
Falë kësaj fitoreje të shpejtë dhe të pastër, Distria kalon në finalen e madhe në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku do të përballet me japonezen Uta Abe.