fbpx

Dita e Infermierisë, QKMF: Roli i tyre, i pazëvendësueshëm

nga Revista Kosovarja

Çdo vit më 12 maj shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë.

Në kuadër të kësaj dite, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare vlerësoi kontributin e tyre të çmuar në shërbim të pacientëve.

“Sot në këtë Ditë Ndërkombëtare të Infermierisë një falënderim i madh për të gjithë infermierët për profesionalizmin, përkushtimin, kujdesin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për pacientët dhe qytetarët e Kryeqytetit. Roli i infermierit është i pazëvendësueshëm, andaj në këtë ditë të shënuar ne shprehim nderim, respekt dhe mirënjohje të thellë për sakrificat, punën e palodhur që ata e bëjnë çdo ditë, të gatshëm gjithmonë në ofrimin e kujdesit shëndetësor për pacientët dhe qytetarët tanë”, thuhet në reagimin e QKMF-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]