Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Vajzave.
E ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka uruar të gjithë vajzave të vendit, të kenë guximin të ndjekin ëndrrat e tyre, të besojnë në vlerat e tyre dhe të jenë gjithmonë të forta e të frymëzuara.
“Si Qeveri dhe Ministri e Arsimit, ju kemi në vëmendje si asnjëherë më parë. Barazinë gjinore e kemi të integruar nё kurrikula arsimore, në ligje, strategji dhe programe, nё pёrputhje me Konventёn Evropiane pёr tё Drejtat e Njeriut, Konventёn pёr Eliminimin e tё Gjitha Formave tё Diskriminimit ndaj Gruas, Rezolutën e Kёshillit tё Sigurimit “Gruaja, paqja dhe siguria” dhe instrumente tё tjera”, shkruan Nagavci në Facebook.
Ministrja, po ashtu tregon mbështetjen që bëri ajo për vajzat e Kosovës.
“Në mbështetje të vajzave të reja që studiojnë në fusha tradicionalisht të dominuara nga djemtë, që nga marrja e mandatit kemi ofruar 4,630 bursa për vajzat që studiojnë në fushat STEM në universitetet publike. Kështu promovojmë mundёsitë e barabarta të vajzave nё ushtrimin e profesioneve tё ashtuquajtura profesione pёr djem, si inxhinieria, makineria, teknologjia, matematika etj. Po ashtu dy vitet e fundit kemi rritje tё ndjeshme tё pjesёmarrjes sё vajzave nё shkolla profesionale, në arsimin dual”.
“Ofrimi i mbështetjes së duhur për ju vajza sot i siguron shoqërisë sonë gra të forta nesër: gra profesioniste, sipërmarrëse, shkencëtare, nëna, mentore dhe udhëheqëse politike. Le të vazhdojmë të mbështesim dhe fuqizojmë vajzat tona!”.