Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ditë e veçantë për Kevin, Ana i bën dedikimin e shumëpritur

nga Revista Kosovarja

Dyshja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi dhe Kevin Edmond, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga shtëpia.

Së fundmi, Ana ka ndarë një urim tejet të ëmbël për partnerin e saj me rastin e ditëlindjes, duke publikuar një kolazh me momentet e tyre më të bukura.

“Urime ditëlindjen Kevin. Je një partner i mrekullueshëm, të dua shumë”, ka shkruar ajo, duke dëshmuar se romanca e tyre po lulëzon çdo ditë e më shumë.

Moneytizer Paragrafi 4

Përveç festës së ditëlindjes, Ana dhe Kevin po përjetojnë edhe emocionin e një lajmi shumë të rëndësishëm për jetën e tyre private.

Sipas burimeve ekskluzive të Prive By Liberta Spahiu, Ana dhe Kevin po bëhen gati për rolin më të rëndësishëm të jetës së tyre: atë të prindërve.

Ndonëse vetë protagonistët kanë zgjedhur të jenë diskretë deri më tani, lajmi për shtatzëninë e Anës ka bërë xhiron e rrjetit, duke e kthyer këtë periudhë në një festë të dyfishtë për dyshen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]