fbpx

Ditë e veçantë për z. Nazmi Viqa, kryetarin e UB Shqiptare -Gjermane

nga Revista Kosovarja

Afaristi dhe kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane, Nazmi Viqa është i njohur për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës dhe për përmirësimin e imazhit të Kosovës, jo vetëm në Gjermani, por edhe në mbarë Evropën

Ju kujtojmë se, në kuadër të Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, e që janë mbi 500 firma anëtare aktive, synohet tregu i Kosovës në shumë fusha të ndryshme.

Njëri nga themeluesit e këtij Unioni , Nazmi Viqa, përndryshe pronar i kompanisë së njohur dhe të fuqishme “AWR ABBRUCH Gmbh” në Gjermani është duke dhënë kontribut të madh në sukseset inkurajuese të këtij Unioni, i cili ka për qëllim t’i motivojë shqiptarët që jetojnë në Gjermani, që në një të ardhme të afërt, të bashkohen dhe të bëjnë një investim gjigant në Kosovë.

Me një fjalë, biznesmeni i njohur z. Nazmi Viqa ka bërë dhe po vazhdon të bëjë një punë të jashtëzakonshme në krijimin e urave të bashkëpunimit.

Sidoqoftë, sot është ditë e veçantë për z. Nazmi Viqa. Ai sot feston ditëlindjen, me ç’ rastin, në këtë ditë festive po merr urime nga personalitete të njohura, bashkëpunëtorë e miq të shumtë…

 

E, urimeve i bashkëngjitet edhe stafi i revistës “Kosovarja” – Gëzuar ditëlindjen i nderuari z. Nazmi Viqa!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]