Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ditë zie në familjen e Kadri Veselit, humb njeriun e afërt

nga Revista Kosovarja

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë Smajl (Rushit) Veseli, babai i heroit të kombit Sabit Veselit.

Mbi artikull

Smajl Veseli është xhaxhai i ish-Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit. Po kush ishte Sabiti, djali i Smajl Veselit?

Sabit Veseli që nga rinia e tij e hershme ishte betuar se asnjëherë nuk do të pushojë së vepruari dhe luftuari deri në çlirimin e vendit nga okupatorët.

Shkalla e vendosmërisë së tij më ishte vërejtur në vitin 1981, kur organizoi demonstratat e fuqishme kundër pushtuesve në Mitrovicë.Angazhimi i madh i Veselit në demonstratat e vitit 1981, bëri që ai të bie në sy të spiunëve të UDB-së, të cilët disa ditë më vonë e arrestojnë dhe e dënojnë me 7 vjet e gjysmë burg.

Moneytizer Paragrafi 4

Veseli vazhdoi jetën organizative edhe pas daljes nga burgu, për ta vazhduar gjatë tërë viteve ’90 e deri në organizimin dhe zhvillimin e luftës çlirimtare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.Sabit Veseli ka humbur jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni në fshatin Kushtovë të Mitrovicës më 6 gusht 2010.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]