Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tavolina e punës flet më shumë për juve se që mendoni

nga Revista Kosovarja

Hidhini një sy tavolinës tuaj të punës. Është e mbushur me letra që nuk i keni lexuar? Ka mbi të fotografi të familjes? A keni lodra që ju ndihmojnë të mendoni? Mënyra sesi e organizoni dhe zbukuroni tavolinën e punës, zbulon informacione interesante për ju.

Mbi artikull

Në zyrë, i arrestojmë hapësirat për të komunikuar sjelljet tona, qëllimet dhe vlerat. Si një drejtues biznesi, tavolinat e punonjësve tuaj mund t’ju ndihmojnë t’i kuptoni dhe motivoni ata për më mirë.

“Njerëzit duan të njihen prej të tjerëve”, – thotë Sam Gosling, psikolog dhe profesor në Universitetin e Teksasit në Austin dhe autor i librit “Çfarë thonë sendet e përditshme për ju”.

“Jeni më të shëndetshëm, më të lumtur dhe më prodhimtar kur të tjerët ju shohin ashtu siç jeni”.

Moneytizer Paragrafi 4

Hidhuni një sy tavolinave të punës të punonjësve tuaj. Si e kanë përdorur ata hapësirën? Ka objekte personale mbi to? “Është shumë e rëndësishme të vështrohen objektet që janë vazhdimisht mbi tavolinë dhe nuk lëvizen ndonjëherë”, – shpjegon psikologu. Ka disa gjëra të thjeshta, të cilat zbulojnë shumë për personalitetin e dikujt. Ja rastet dhe shpjegimet.

1. Një tavolinë e organizuar mirë

Njerëzit që e organizojnë mirë tavolinën e punës priren të jenë më të vetëdijshëm, që nënkupton se ata janë persona të cilët kanë një performancë të qëndrueshme në punë, janë planifikues të mirë dhe e mbarojnë punën në kohën e duhur. “Kur i afrohem një hapësire të caktuar, gjëja e parë që kërkoj me sy është një kalendar”, – thotë Gosling, pasi një tavolinë pune e ka të domosdoshëm kalendarin.

2. Një tavolinë e çorganizuar

Një tavolinë e rrëmujshme nuk është një gjë e keqe, (njerëzit krijues e kanë shpesh një tavolinë të tillë), por personat e tjerë mund t’i gjykojnë ata pa të drejtë. “Kur njerëzit shohin një tavolinë apo zyrë të rrëmujshme, ata e perceptojnë personin si jo social dhe me sjellje të ashpër”, thotë Gosling. Tavolina e rrëmujshme mund të duket jo-estetike për syrin, por kjo nuk do të thotë se personi është me karakter të ngjashëm me tavolinën.

3. Objektet e pazakonta në tavolinë

Njerëzit që e përdorin hapësirën për të vënë në to objekte të ndryshme origjinale, priren të jenë më të hapur, çka nënkupton që i përqafojnë shumë shpejt përvojat dhe idetë e reja. Te tavolina e punës së këtyre personave mund të shihni gjëra që nuk i keni parë diku tjetër. Kompanitë inovative, si për shembull agjencitë e reklamave dhe të teknologjisë, priren të tërheqin persona krijues dhe i inkurajojnë punonjësit e tyre të shfaqin personalitetin.

4. Mesazhe frymëzuese në tavolinë

Njerëzit që mbajnë postera apo mesazhe frymëzuese në tavolinën e punës, janë zakonisht të paqëndrueshëm për sa u përket lëkundjeve të humorit. Mesazhet frymëzuese janë për ta një formë psikologjike për t’i mbajtur njerëzit bashkë emocionalisht. Gjithashtu qetësojnë edhe ankthin. Nëse keni në tavolinën tuaj të punës pos-tera, mos u shqetësoni sepse nuk po përcillni mesazhe të gabuara. Personat që i mbajnë ato janë shumë të suksesshëm në vendin e punës dhe vendosin t’i përcjellin vlerat e tyre tek të tjerët.

5. Hapësira mikpritëse në punë

Personat që kanë zyra mikpritëse, ku përfshihen dyert e hapura, karriget e rehatshme dhe gostitë, priren të jenë më të shoqërueshëm. Duke krijuar një hapësirë mirëseardhje, ata u tregojnë të tjerëve se janë më të afrueshëm dhe shpesh kanë më shumë vizitorë se introvertët. Të qenët i shoqërueshëm i hap rrugë rritjes në detyrë. “Njerëzit duhet të mësojnë ta ushtrojnë këtë metodë, ndonëse nuk do të arrijnë suksesin e atyre që i vjen natyrshëm”, thotë Gosling.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]