Dita e sotme për këngëtaren Vesa Luma është me shumë rëndësi, për faktin se babai i saj i ndjerë do festonte ditëlindjen.
E në këtë ditë ku fizikisht janë të ndarë, këngëtarja shkroi në Instagram fjalë mjaft prekëse për të atin në ditën e tij të lindjes.
Vesa ndau një video nga fëmijëria e saj, kur ishte në skenë duke performuar dhe shkroi:
“E di që po të ishe në mesin tonë do të kishim shumë momente të tilla së bashku, e do më kishe dhënë kurajo dhe forcë si te ky xhirim, kujtimi më i bukur me ty duke më parë nga lart. Gëzuar ditëlindjen në parajsë babi! Më mungon çdo herë e më shumë”.
Kujtojmë që Vesa Luma dhe Big Basta janë kthyer këtë vit përfundimisht në Shqipëri pas disa vitesh jetesë në Zelandën e re.