fbpx

Diva shqiptare, Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës pas shumë viteve

nga Revista Kosovarja

Adelina Ismaili, një zë e emër ma karrierë të bujshme në skenën tonë, po i rikthehet muzikës pas kaq shumë viteve pauzë.

Artistja e cila vulosi thellë emrin e saj në botën muzikore përgjatë këtyre viteve, la të nënkuptuar këtë gjë përmes një postimi në Instagram.

Adelina publikuar disa fotografi në studion e Florent Boshnjakut me legjendën e muzikës, Sabri Fejzullahu.

“Në maje të botës me monumentin e gjallë të muzikës moderne shqipe Sabri Fejzullahu dhe legjendën e notave Florent Boshnjaku”, shkroi Ismaili.

Boshnjaku, i cili njihet për kompozimin e hiteve të panumërta, si duket do të jetë pjesë e këtij bashkëpunimi me divën shqiptare.

Adelina e cila i ka munguar skenës muzikore për kaq shumë kohë si duket po rikthehet fuqishëm.

Industria e muzikës definohet qartë me emrin e artin e saj që ndërthuri përgjatë viteve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]