42
Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në “Big Brother VIP”, kanë hyrë dy DJ kosovarë, Dagz dhe PM, të cilët menjëherë pas hyrjes kanë arritur që të krijojnë atmosferë brenda shtëpisë.
PM në klipin prezantues që iu shfaq banorëve të tjerë, kishte shprehur simpatinë e tij për blogeren, Sarah Berisha. E që pas kësaj deklarate, dyshja u panë mjaft afër njëri-tjetrit.
Madje, miku i Pajtimit (PM), Arbëri (Dagz) gjatë gjithë ditës së djeshme e ka thirrur Sarën me nofkën kunatë, duke bërë edhe pjesën tjetër të banorëve që të qeshin.