fbpx

Djali 3-vjeçar i influencers së njohur humb jetën tragjikisht në pishinë

nga Revista Kosovarja

Trigg Kiser, djali 3-vjeçar i influencueses së njohur në TikTok, Emilie Kiser, ka ndërruar jetë më 18 maj 2025, gjashtë ditë pasi u gjet pa ndjenja në pishinën e shtëpisë së familjes në Chandler, Arizona.

Sipas Departamentit të Policisë së Chandler, ngjarja ndodhi më 12 maj, kur autoritetet u thirrën për një rast mbytjeje. Oficerët e policisë nisën menjëherë reanimimin kardiopulmonar (CPR) para se të mbërrinin zjarrfikësit, të cilët e transportuan fëmijën në Spitalin Rajonal të Chandlerit.

Për shkak të gjendjes së rëndë, Trigg u transferua në Spitalin e Fëmijëve në Phoenix, ku qëndroi në gjendje kritike deri në ndarjen nga jeta më 18 maj.Emilie Kiser, 26 vjeçe, ka mbi 3.4 milionë ndjekës në TikTok dhe mbi 1 milion në Instagram, ku ndan përditshmëri nga jeta familjare me bashkëshortin Brady dhe dy djemtë e tyre.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]