fbpx

Mimoza uron bashkëshortin dhe djalin , për ditëlindjet që i kanë në të njejtën ditë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja, Mimoza Mustafa ka bërë të ditur për ndjekësit në Instagram se sot ka festë në familjen e saj.

Përmes dy fotografive të publikuara në storie, këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore iu ka uruar ditëlindjen bashkëshortit dhe djalit të saj të cilët festojnë ditëlindjen në po të njëjtën ditë.

Teksa ka ndarë imazhet, Mimoza secilit i ka uruar me të mirat në ditën e tyre të veçantë, shkruan Kosovarja.

Në imazhin e djalit të saj, ajo shkruan: ‘Bojken drita ime urime ditëlindjen. Je bekimi më i madh që më ka dhënë Zoti. U bëfsh 100”.

Ndërsa, në foton me bashkëshortin Shkumbin Kryeziu, shkruan: ‘Shkumbin gëzuar ditëlindjen u bëfsh 100 të paqim e festofshim gjithmonë bashkë”./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]