Kryetari i parë i Pejës së çliruar dhe Ministër në disa qeveri të Kosovës prof.Dr. Et’hem Çeku, e ka martuar djalin.
Solemniteti u zhvillua në një nga hotelet prestigjioze të Pejës, ndërsa për pjesën muzikore është kujdesur këngëtari i njohur shqiptar nga Peja, Ramadan Krasniqi-Dani.
Ahengu i ka bashkuar figura të njohura publike nga të gjitha trojet etnike shqiptare.
Tre ish-Kryeministra të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, Bajram Kosumi e Agim Çeku, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës, Paskal Milo, Diplomati i shtetit shqiptar Pëllumb Xhufi, ishin disa nga figurat që ju bashkuan gëzimit familjar të Et’hem Çekut.
Nuk munguan as kolegë nga AAK si Besnik Tahiri e Lahi Brahimaj, e as gjenerali në pension Nazmi Brahimaj.
E veçant e këtij solemniteti ishte simbolika e krushqve me plisa të bardhë, kur reth 400 sosh u nxorën nga mysafirët në sallë, duke i dhënë atmosferës shpërthim.
Për solemnitetin dhe veçantinë e pranisë së rreth 400 plisave të bardhë, ka shkruar edhe këngëtari që udhëhoqi ahengun, Dani.
‘Miku im Et’hem Çeku, urime martesa e djalit! Dritit dhe Andrës jetë të gjatë e të lumtur! Çfarë kënaqësie tek kjo familje e madhe, një dasëm shqiptare me simbolikën e krushqve në plisa të bardhë, që moti se kam parë! Familjeve Çeku dhe Ukella, përhajrë miqasia e re!
I juaji, Dani!’ – shkroi Krasniqi. /Radio 1