fbpx

Djali i ish-presidentit Thaçi i bashkohet fushatës së PDK-së në Skenderaj

nga Revista Kosovarja

I biri i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, i është bashkuar fushatës së PDK-së në Komunën e Skenderajt, krah Sami Lushtakut e Fadil Nurës.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Sami Lushtaku, përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e tij në Facebook.

“Në Skenderaj, bashkë me Endrit Thaçin, të birin e Presidentit Hashim Thaçi. PDK nuk thyhet” shkroi ndër të tjerash Lushtaku.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]