Aktakuza e Gjykatës Speciale ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli mori vëmendje dhe u komentua vazhdimisht. Ky lajm u bë shkak edhe për protesta nga ish ushtarët e UÇK -së.
Por, Kadri Veseli me një video-mesazh në Facebook bëri thirrje të mos ketë protestë për shkak të virusit Covid-19-të.
Mirëpo, ende aktakuza e ngritur mbetet duke u shqyrtuar dhe pritet data kur të dy liderët e vendit do thirren nga Gjyakata për deklaratë.
Djali i presidentit, Endriti siç duket është prekur me këtë rast dhe po vazhdon ta përkrahë babain, nëse më asgjë më shumë me një imazh të tij ku Thaçi shihet i veshur me rroba të ushtrisë duke shkruar ‘Heronj të Luftës dhe paqës’.Kjo është e dyta herë nga ngritja e aktakuzës që djali i presidentit e bën një postim të tillë./blic/