Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Miratohet testi për koronavirus që jep rezultatet për 15 minuta

nga Revista Kosovarja

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka dhënë miratimin e përdorimit urgjent të hënën për testimin antigjen për koronavirus, e cila prodhon rezultatet për 15 minuta.

Mbi artikull

Testi diagnostikues përdor një pajisje që është pak më e madhe se celulari për analizim mostrash, sipas firmës që e ka prodhuar atë, raporton CNN.

Pajisja në fjalë detekton copëza të koronavirusit, të quajtura antigjene. Sipas mediumit amerikan, nevojitet profesionalizëm mjekësor për përdorimin e saj.

Testi, njësoj si testimi PCR, shfrytëzon metodën standarde të vendosjes së shtupës në hundë dhe fyt për mbledhjen e mostrave, të cilën futen në një kasetë të vogël për t’u përdorur për analizë nga pajisja.

Moneytizer Paragrafi 4

Testimet PCR janë më të sakta, por janë më komplekse dhe marrin më shumë kohë që të japin rezultate.

Ky është vetëm testi i dytë që është miratuar për përdorim emergjent nga FDA-ja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]