fbpx

Djali në foto sot është kryetar i një partie në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Djali që shihni në fotografi sot është kryetar i një partie opozitare në Kosovë.

Bëhet fjalë për Memli Krasniqin, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Krasniqi kishte pranuar pozitën e kryetarit në këtë parti më 3 korrik të vitit 2021, duke pasuar ish-kryetarin Kadri Veseli.

Memli Krasniqi u lind në Mitrovicë më 25 janar 1980.

Ai ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka mbaruar magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE).

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]