Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi që si rezultat i një mosmarrëveshje pronësore, ë kishte sulmuar fizikisht babain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjeksor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE. Gjakovë / 17.02.2024 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje pronësore dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. .