fbpx

Prezantohet në Prishtinë vetura e parë shqiptare, “Illyrian TSX” do të jetë në mesin e 5 më të shpejtave në botë

nga Revista Kosovarja

Është shfaqur për herë të parë para publikut kosovar, “Illyrian TSX” vetura e parë e prodhuar nga shqiptarët.

Është produkt i kompanisë Arrera Automobili, themelues i së cilës është Qëndrim Thaçi.

Vetura qe lansuar fillimisht në Torino të Italisë në fund të janarit, ndërsa për përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës ka vizituar edhe Prishtinën.

Në rrjete sociale, Thaçi ka thënë javë më parë se vetura ruan veçoritë kyçe të “Arreras”: Aerodinamikën efektive, dinamikën e ngasjes dhe përsosmërinë në ngasje.

Hipervetura, që vë emrin e Kosovës në automobilizëm, peshon vetëm 1250 kilogramë.

Vetura pritet të rivalizojë kompanitë më të mëdha të botës.

https://www.facebook.com/watch/?v=960622112434534

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]