fbpx

Djegia e veturës në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje

nga Revista Kosovarja

Një veturë ka marr flakë në autostradën “Ibrahim Rugova”, para disa minutash.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se si pasojë e këtij incidenti, trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit.

“Rreth orës 17:10, policia është njoftuar se në autostradë drejtimi Duhël-Prishtinë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Nga ky rast nuk ka persona të lënduar. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe kompania për mirëmbajtjen e autostradës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për momentin trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit”, tha Krasniqi për IndeksOnline.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]