fbpx

Djellza Miftari-Isufi makeup artistja që po mahnitë me punën e saj në Suedi

nga Revista Kosovarja

Diellza Miftari-Isufi është makeup artiste e mrekullueshme, e cila punën e saj e bënë me shumë dashuri, pasion dhe delikatesë, duke arritur rezultate të mahnitshmë në grim.

Nëse e shihni galerinë e fotove me atë çfarë realizon Djellza në fytyrat e klienteve, do të befasoheni këndshëm. Kudo shihet një kompizicion dhe shkrirje perfekte e ngjyrave dhe nuancave, tone bashkohore dhe të përshtatshme për tiparet e seciles femër, grim profesional, modern dhe që ruan konturat e vijat natyrale.

Djellza Miftari-Isufi është vetëm 23 vjeçare, e martuar dhe nënë e një djali një vjeç që quhet Dariel. Është në pritje të ëmbël të një vajze. Djellza, ka lindur e është rritur në Kosovë, ndërkaq prej dy vitesh jeton dhe vepron në Suedi.

“Vij nga një familje prej gjashtë antarësh, jemi tri vajza dhe nje djal. Fatkeqësisht para dhjetë vitesh e kemi humbur babain, i cili vdiq në moshën 53 vjeçare i mundur nga kanceri. Ka qenë një jetë shumë e vështirë si për mua, ashtu edhe për familjen time”.

Djellza, tregon se që në moshë të vogël kishte punuar për ti dalë në ndihmë nënës.Në moshën 16 vjeçare, derisa ishte ende në vit të parë të shkollës së mesme për “Fashion Design”, ftohet si modele nga një vajzë që kishte butik, e që motra e saj punonte si girmere.Kjo ishte dita e saj e parë që punoj si modele, e më pas si grimere. Dhe, kështu nisi historia e një prej makeup artisteve më të talentuara.Siç kuptojmë, me vetëm 18 vjet Djellza kishte hapur studion “Studio Djellza” në Pozheran, duke pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe gjithë ndihmen e të ëmës, e cila sot i mungon shumë.

Djellza tashmë jeton dhe vepron në Suedi dhe nuk i është ndarë zanatit, ku po gëzon sërish shumë sukses, pasi ka krijuar një klientelë tejet të kënaqur.

“Çdo fillim është i vështirë, po me ndihmen e bashkëshortit tim, Kushtrim Isufi dhe familjes së tij, gjithçka është bërë më e lehtë për mua.Shton se prej dy vitesh në Suedi ka arritur ta dëshmoj vetën si makeup artiste dhe se kudo ku ka shkuar për të grimuar e ka pasur vjehrren me vete.Ajo, jeton dhe vepron në Eslöv të Suedisë dhe është e kënaqur se si po i ecin gjërat.

Gjatë bisedes për revisten “Kosovarja”, artistja e grimit shprehet se klientet e saj janë të nëcionaliteve të ndryshme dhe se i duket interesant kur i sheh nuset me veshje tradicionale nga vende të ndryshme të botës.

Nderkaq në listen e të njohurave që Djellza do të donte ti grimonte, janë Dhurata Dora , Tayna , Melinda Ademi , Kida , Elvana Gjata , Dafina Zeqiri etj.

Po, cila është jeta e saj private? “Jeta ime si femijë nuk ka qenë aspak e lehtë. Pas vdekjes së babait nuk kishte shumë gëzime në shtëpi. Mami rriti dhe edukoj katër femijë jetim.Qe një vit e humbëm edhe mamin. Kam menduar shumë herë që ti jap fund karrieres dhe gjithçka që kam nisur, por e kam vazhduar tutje për ti bërë sa më krenar prindërit që nuk janë mes nesh, që janë në botën tjeter.Është tejet e veshtirë ta jetosh jetën pa dy prindërit. Kot nuk thonë, njeriu më i fortë se guri.Të digjet zemra për së gjalli, por prap vazhdon të jetosh”.

Artistja e grimit është në pritje të ëmbël, por punen e vazhdon, duke treguar se femrat e forta ja dalin gjithmonë, në çdo rrethanë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]