fbpx

‘Djemtë nuk duan ta shohin, kanë turp për fotografitë e saj’, pohimet ish-bashkëshortit që nxitën reagimin e Britney Spears

nga Revista Kosovarja

Qëkur u shfaq si një yll adoleshent i muzikës pop, Britney Spears ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Jeta e saj u shënua nga skandale dhe momente të hidhura të shumta dhe tashmë ish-bashkëshorti ka folur për marrëdhënien e këngëtares me djemtë e saj.

Në fillim të viteve 2000, Kevin Federline ishte një kërcimtar rezervë për këngëtaren dhe më vonë u bë bashkëshorti i saj dhe u bënë prindër të dy fëmijëve – djemtë Sean (16) dhe Jayden (15).

Pasi u shkurorëzuan, derisa Britney ishte kryetemë e mediave, Kevin u përpoq t’i mbante djemtë larg syrit të publikut. Megjithatë, ai tashmë ka thyer heshtjen dhjetëvjeçare, duke pranuar hapur se mendon se këngëtaren “e shpëtoi kujdestaria”.

Në një seri intervistash ekskluzive, pjesë të të cilave ende nuk janë transmetuar, Federline dhe familja e tij kanë treguar se Preston dhe Jayden nuk e kishin takuar nënën e tyre me muaj – gjë të cilën ata vetë e dëshironin.

“Djemtë vendosën të mos e takonin tani. Kanë kaluar disa muaj prej se e kanë parë. Ata vendosën të mos shkonin në dasmën e saj”, ka shpjeguar ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Kevin ka treguar se periudha e kaluar ka qenë mjaft e vështirë dhe plot sfida për familjen dhe për vendimin e djemve kanë kontribuar edhe publikimet nudo të nënës së tyre, e cila pas lirimit nga kujdestaria është shfaqur shpesh në rrjetet sociale.

“Përpiqem t’u shpjegoj atyre se ndoshta është vetëm mënyra se si ajo po përpiqet të shprehet. Por, kjo nuk e largon atë që ajo po u bën atyre. Nuk mund ta imagjinoj se si është të jesh adoleshent dhe të shkosh në shkollë të mesme”, ka thënë 44-vjeçari.

Jeta e tij sot është larg kaosit të furishëm që e shoqëroi kur ishte në një romancë me Spears. Ai bën një jetë të qetë me fëmijët e tij dhe gruan e tanishme, Victoria, e cila është nëntë vjet më e re se ai, një ish-volejbolliste e suksesshme që e mbështet në gjithçka.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]