Mbrëmë kishte përplasje dhe debate të ashpra midis Zhaklinës dhe Arbrit kundrejt Luizit, Efit, Kiarës dhe Bledit.
Afër fundit të spektaklit, debati kaloi në tone të larta, akuza dhe me Efin që kërkoi të lërë shtëpinë sepse nuk duron dot më.
Akuzat e Zhakut ajo nuk i priti mirë ndërsa i tha se ajo është e fundit që duhet të flasë për dhunën dhe hamendësoi që midis tyre ka pasur përplasje edhe me kamerat fikur.
Shoqja e Efit për të vërtetuar fjalët e kësaj të fundit ka postuar një bisedë midis saj dhe banores ku i tregon për incidentin me Zhakun.
“U zura me Zhakun keq. Ua më erdhi në fytyrë duke ulëritur. Do e kisha mbytur në dru”.