Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Do publikojë këngën në të njëjtën ditë me finalen e “BBV”, çfarë do të thotë Fifi?

nga Revista Kosovarja

Këngët e reja nga ish-banorët e “Big Brother VIP Albania” nuk paskan të mbaruar.

Mbi artikull

Së fundmi, këngëtarja Filloreta Raçi, ose siç njihet ndryshe me emrin e artit Fifi, ka lajmëruar në llogarinë e saj të Instagramit që ka për të sjellë një këngë të re me datë 18, në bashkëpunim me DJ Dagz-in apo DJ PM-in.

Data 18 është e premte, dita ku do të mbahet gjithashtu edhe finalja e “Big Brother VIP Albania”.

A është kjo një koincidencë që këngëtarja ka vendosur ta publikojë këngën në të njëjtën ditë? Apo ndoshta është një dedikim për Adisin?

Moneytizer Paragrafi 4

Këtë gjë kemi për ta kuptuar më mirë ditën kur Fifi të nxjerrë këngën e saj.

Ajo gjithashtu është shprehur në postin e saj të Instagram-it se mezi po e pret të ndajë këtë këngë me të gjithë.

“Big Brother VIP” po i vjen fundi. Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt.

Kujtojmë që formati i “Big Brother VIP” u rikthye pas katër vitesh dhe për herë të parë pjesë e tij u bën personazhe të njohura.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]