Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla që fillimisht u bë e njohur për publikun si këngëtare në ‘The Voice of Albania’.
Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë.
E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.
Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. Ashtu si ka bërë edhe së fundmi.
Ajo ka postuar në InstaStory një pusullë kaq romantike që na tregon sa shumë kujdeset Françesko për të. Por dhe reagimi i bukuroshes na shkriu zemrën’, pasi e cilësoi partnerin e saj si më të mirin.
“Të dua shumë. Ti je njeriu më i mirë. Mbaje kokën lart. Unë do të jem gjithmonë me ty!”