Rastit në Pejë ku u dhunua fizikisht një paciente në qendrën “Orenda”, i reagoi edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarca Kica Xhelili.
Duke iu drejtuar infermieres dhunuese ajo shkruan: “Disa njerëz aksidentalisht e kanë epitetin “njeri”.
Kica vazhdoj tutje duke thënë se nuk mjafton vetëm të arrestohet duke e quajtur “monstër”, infermieren.
Ajo thotë se: “ky vend ka nevojë urgjente të një skenimi e kontrolli psikologjik e sociologjik shumë strikt të shoqërisë sonë dhe të stafit të të gjitha institucioneve shtetërore për të kuptuar këto fenomene të gërditshme”.
Shikoni statusin e plotë: