Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas pretendimeve të djeshme që janë gjetur mostrat e Astrit Deharit.Ajo ka thënë se ministrja e Drejtësisë nuk ka kredibilitet më, duke shtuar se drejtësia sot është marrë nën patronazh individësh.
“Këtë vend po e vrasin në mënyrë serike, pa dallim. Po e vrasin, po e përdhunojnë çdo dozë njerzillëku, e në fund s’po e lënë as të qaj. Për më keq, janë përfshirë emocionet e një familjeje që këtë dhimbje borxh askujt s’ia patën.
Emocione që janë përdorur e keqpërdorur. Përdoren e keqpërdoren” ka thënë mes të tjerash Kica-Xhelili.Ky është reagimi i plotë i saj:
“Zhduken” mostrat e Astrit Deharit. Tani qenkan “kthyer” në një frigorifer pa qasje në kamera.Për çfarë shteti po flasim? Për çfarë drejtësie po flasim? Për çfarë hetime po flasim?