fbpx

Dobia e përqafimeve mes njerëzve/ Studimi: Ndihmon kundër dhimbjes, ankthit dhe depresionit

nga Revista Kosovarja

Shkencëtarët vunë në pah se kontakti fizik mund të ndihmojë kundër dhimbjes, ankthit dhe depresionit, transmeton Anadolu.

Hulumtuesit nga Gjermania dhe Holanda, analizuan më shumë se 200 studime që përfshinin afro 10 mijë pjesëmarrës për të kuptuar ndikimin e kontaktit fizik, siç është përqafimi te njerëzit.

Shkencëtarët zbuluan se edhe prekjet “e vogla” dhe “të buta”, përkundër kohëzgjatjes dhe shpeshtësisë së tyre, kanë efekte pozitive ndaj dhimbjes, ankthit dhe depresionit, pavarësisht nga grup-mosha.

Studimi gjithashtu tregon se kontakti fizik me kafshët, ashtu si me njerëzit, luan rol kyç në shëndetin mendor.

Hulumtimi tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e kontaktit të prindërve me foshnjat e sapolindura dhe vuri në dukje se kontakti fizik midis njerëzve mbetet i rëndësishëm për shëndetin mendor në moshat e mëvonshme.

Studiuesit theksuan se përfshirja e kontaktit fizik në jetën e njerëzve mund të jetë një metodë e thjeshtë dhe efektive për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Journal Nature Human Behaviour”.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]