fbpx

Dodiku nuk i përgjigjet urdhrit për arrestim: Ne nuk jemi frikacakë

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, nuk iu është përgjigjur urdhrit për arrestimin e tij.

Ndonëse institucionet shtetërore janë vënë në lëvizje për arrestimin e tij, Dodik ka festuar sot ditëlindjen e tij të 66-të, për të vazhduar më pas në një konferencë për media.

Dodik tha se po e kërkojnë urgjentisht, sikurse të ishte Al-Kaeda.

“Ne nuk jemi frikacakë, keni gabuar tmerrësisht” u shpreh ai.

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të angazhimeve politike, pasi shpalljes së fajësisë për sulm ndaj rendit kushtetues të vendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]