fbpx

“Doja kohë dhe vëmendje”, Loredana zbulon detaje të reja pas ndarjes nga Mozzik

nga Revista Kosovarja

Loredana dhe Mozzik po përjetojnë një krizë në lidhjen e tyre që i ka dërguar deri në ndarje.

Kështu kanë lënë të kuptojmë ata vet përmes statuseve në rrjete sociale duke fshirë njëri-tjetrin.

Lajmeve të shumta se i kanë dhënë fund nuk i kanë reaguar me demantime duke konfirmuar kështu ato dhe duke vazhduar me thumba.

Mbrëmjen e djeshme, reperja ka rishpërndarë në Instastory një postim që duket sikur hedh dritë mbi krizën e tyre.

“Nuk kam patur kurrë nevojë për një burrë me para sepse gjithë çka dua është liria, koha, vëmendja dhe përpjekje!”- shkruhet në Instastory.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]