fbpx

Doktori i njohur Bajraktari: Jo o Albin Kurti, nuk të vinë mjekë prej mërgatës jo…

nga Revista Kosovarja

Doktori kosovar, Gani Bajraktari ka kritikuar kryeministrin Kurti për planin e tij që t’i ftojë në Kosovë mjekët nga Diaspora.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bajraktari ka ironizuar, duke shtuar se me ardhjen e mërgatës do të kryhet puna.

Shëndetësi / Shëndetësia e varfër: 21 shtretër në Mjekimin Intensiv për një Kosovë të tërë
Bajraktari mes tjerash tha se veç këta doktorë që momentalisht operojnë në vendlindje janë në gjendje që t’i kryejnë 8 stentime infarktesh akute pa gjumë në sy.

“Ata të mërgates janë shumë të mirë: ose i kemi shokë ose i kemi studenta! Ata kanë ardhë sa herë i kemi thirrë (kurrë s’kanë pasë problem për licenca- me emaila ua kemi rregullu licencat në Ministri), por ata janë nje hap përpara neve dhe juve: vijnë rrijnë 3 ditë (ditën e parë shkojnë pak në RTK në program të mëngjesit, ditën e dytë punojnë ndonjë pacient, dhe të tretën bëjnë një reklamë të mirë në një TV tjetër, për të mbajtur linjat reklamuese në media), … dhe pas 4-5 muajsh çelin një ordinancë diku, për të mbledhur edhe noj pare këndej si shtesë të rrogave të majme (meritore) që i kanë atje!”, shkroi ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]