fbpx

Don Xhon dhe Mozzik bëjnë homazhet në Prekaz: Përkulemi gjithmonë para jush, familja Jashari

nga Revista Kosovarja

 Datat e 5, 6 dhe 7 marsit shënojnë epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sulmin e tretë mbi familjen Jashari në Prekaz të Drenicës, njëherësh edhe rënien e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Sot është dita e tretë që po bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve në Prekaz kunuk e lënë pa marrë pjesë edhe reperi nga ky vend, Don Xhon, nën shoqërinë e kolegut dhe shokut, Mozzik.

Dyshja kanë postuar imazhe në InstaStory duke treguar se për këtë natë me vlera edhe ata nuk munguan.

“Përkulemi gjithmonë para juve familja Jashari”, ka shkruar Gramos Aliu (emri i vërtet), Mozzik.

“Drenica lind veç trima”, vazhdoi ai në një tjetër fotografi tjetër.

Po ashtu edhe Don Xhon i ka bërë ripost në profilin e tij në Instagram.

Ndryshe, manifestimi “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” përfundon sot (7 mars) me ndezjen e flakadanëve në Prekaz.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]