fbpx

Don Xhon i bën dhuratë luksoze vetes për ditëlindjen e 24-të

nga Revista Kosovarja

Rap-artisti i njohur nga Drenica, Don Xhoni, feston ditën e sotme (e hënë) ditëlindjen.

I lindur si Xhonatan Isufi më 8 prill të vitit 2000, ai sot ka mbushur plot 24 vite jetë.

Këngëtari me këtë rast i ka bërë vetes një dhuratë luksoze – makinë të tipit Lamborghini Huracan.

Kështu të paktën ka njoftuar me anë të disa fotografive në rrjete sociale, ku edhe prezanton veturën që kap vlerën e mijëra eurove.

“Pra, kjo është ajo që ndihet si 24? Gëzuar”, ka shkruar ai.

Të shumta qenë edhe urimet që mori në pjesën për komente nga miqtë e fansat.

I njëjti bëri debutimin në estradë në vitin 2020, në kohën e pandemisë.

Që nga ajo kohë, Don Xhoni nuk është ndalur për asnjë moment dhe ka sjell projekte të shumta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]