fbpx

Don Xhoni e Ramiz Lladrovci paralajmërojnë një super surprizë për drenicakët

nga Revista Kosovarja

Don Xhoni është padyshim senzacioni i karantinës, kështu po konsiderohet nga të gjithë, pasi ai përmes videove të publikuara në rrjete sociale brenda një kohe shumë të shkurtër arriti të fitojë popullaritet shumë të madh.

Tashmë ai ka disa këngë të realizuara dhe gëzon një numër të konsiderueshëm të fansave, jo vetëm brenda trojeve shqiptare, por edhe në tregun ndërkombëtar, shkruan “Kosovarja”.

Reperi nga Drenica së fundi përmes një postimi në Instagram ka treguar, se ka bashkuar forcat me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin për të përgatitur një befasi për fansat dhe bashkëqytetarët e tij.

“1 super surprizë, n’Drenicë, vjen së shpejti. Me kryetarin dhe mikun tim Ramiz Lladrovci”, ka shkruar Don Xhoni në mbishkrimin e imazhit, ku shihet krah për krah me kryetarin.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje se përse bëhet fjalë saktësisht, por kjo mbetet të shihet në të ardhmen e afërt. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]