fbpx

Donald dhe Beatrix sqarohen para të gjithëve

nga Revista Kosovarja

Banorët në shtëpinë e Big Brother VIP kanë vazhduar sonte diskutimet e tyre.

Një nga lidhjet më të përfolura të shtëpisë është ajo mes Donaldit dhe Beatrixit.

Kohëve të fundit Beatrix është ankuar për mungesë të vëmendjes dhe Arbana i ka vënë përballë.

Ajo e ka pyetur Donaldin nëse ka ndryshuar sjelljen e tij.

“Po e njëjta sjellje që kam pasur më përpara. Nuk ka ndryshuar asgjë, as ndjenjat e mia”, është përgjigjur Donaldi.

Ndërkohë Beatrix duket se është tërhequr dhe ka thënë se nuk i ka kushtuar shumë vëmendje ndjenjave të Donaldit.

Ajo ka thënë se edhe për këtë është panikuar në një moment duke përmendur edhe largimin, por se tani është qetësuar.

“Ky rrugëtim që në fillim ka qenë shumë i vështirë për mua. Nuk e kisha imagjinuar se si do të shkonte kjo eksperiencë. Diçka shumë e bukur, por edhe shumë e vështirë. Ndonjëherë kur përjeton shumë gjëra njëkohësisht mund të jem e ngarkuar nga situatat dhe pa dashje nuk e kam menduar gjendjen emocionale të Donaldit. Ka qenë luhatje e imja emocionale më shumë”, deklaroi Betarix.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]