Presidenti amerikan Donald Trump u bë gjysh për herë të 11-të të enjten, ndërsa vajza e tij, Tiffany Trump, solli në jetë një djalë.
“Mirë se vini në botë djali ynë i ëmbël, Alexander Trump Boulos. Të duam pa masë! Faleminderit që erdhe në jetën tonë!” shkroi Tiffany Trump të enjten në Twitter me një fotografi të këmbës së vogël të djalit të saj.Bebi është fëmija i parë i 31-vjeçares Tiffany Trump me bashkëshortin e saj francezo-libanez Michael Boulos, 27 vjeç.
Çifti u martua në nëntor 2022 në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.Donald Trump njoftoi shtatzëninë e Tiffany gjatë një fjalimi më 24 tetor, duke e quajtur vajzën e tij më të vogël, të cilën e ka me ish-gruan e tij Maria Maples, një “grua të re shumë të jashtëzakonshme”.
“Ajo do të ketë një fëmijë. Kjo është mirë”, tha Donald për Tiffany-n.